Kim publikon vendimin e DASH: Deputeti i PS, MILIARDER ‘not grata’ në SHBA, të MOS kandidojë në zgjedhjet e ardhshme

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka ripublikuar në faqen e saj në twitter, njoftimin e Departamentit Amerikan të Shtetit, ku thuhet se deputeti Tom Doshi është shpallur “non grata” në SHBA.
Kim kujton vendimin e DASH, dhe thotë se votuesit e Shqipërisë meritojnë më mirë se kjo, duke nënkuptuar se Doshi nuk duhet të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme të 25 prillit 2021.
As Albania's election authorities prepare elections, it is worth recalling this designation, which was made by the US Secretary of State after careful review of information. Surely, Albania's voters deserve better than this. https://t.co/VguZvYLwuI
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) February 8, 2021
“Ndërsa autoritetet zgjedhore të Shqipërisë përgatisin zgjedhjet, ia vlen të kujtohet ky emërim, i bërë nga Sekretari i Shtetit i SH.B.A.-së pas shqyrtimit të kujdesshëm të informacionit. Me siguri, votuesit e Shqipërisë meritojnë më mirë se kjo”, shkruan Kim.