I lutej Tires për ushqim/ Kapisyzi flet për skandalin: Pacientja nuk ka qëndruar pa ngrënë, do binte në koma nëse…

Skandali i “Tires” është diskutuar edhe nga drejtori i spitalit “Shefqet Ndroqi”, Perlat Kapisyzi që ka folur në emisionin “Open” në Top Channel duke dhënë versionin e tij.

Kapisyzi është shprehur se nuk kanë qëndruar indiferentë në lidhje me viktimën dhe sanitaren Tire Alldërvishi, e cila përfitoi një shumë të konsiderueshme parash nga familjarët, ndërsa e ndjera ankohej se qëndronte pa bukë e pa ujë.

“Nuk kemi qëndruar indeferentë. Tirja ka shumë vite që punon, ndoshta edhe disa vite del në pension. Karakteri i njeriut përcakton dhe fatin e tij. Darvini na ka mësuar se karakteri i njeriut ndikohet nga ambienti, natyra dhe shoqëria. Ky mentalitet nuk duhet të na bëjë që të ndihmojmë për të lulëzuar Tirja dhe persona të tjerë”, tha Kapisyzi.

Ndër të tjera, Kapisyzi theksoi se e ndjera nuk ka qëndruar në asnjë moment e paushqyer dhe pa trajtim mjekësor. E vetmja gjë që i ka munguar kanë qenë ushqimet që sillnin familjarët për Liljanën dhe ia jepte vetëm Tirja, e cila i kishte thënë të gjithë stafit se ishte mbesa e të ndjerës.

“Liljanën, të ndjerën, vizitohej çdo ditë nga mjekja e dhomës dhe në asnjë moment, mjekes së dhomës nuk i është thënë që më kanë lënë pa ngrënë bukë. Fatkeqësisht i harrova, kisha dëshminë e shoqes së dhomës që thoshte me përgjegjësi juridike që të ndjerës i janë bërë të gjitha shërbimet nga dhënia e ushqimit, deri në ndërrim, larje e tek mjekimet. Të ndjerën, në momente të caktuar, mjekja i ka dhënë ushqim.

Në momentin që bën insulinën, nëse qëndron pa bukë, bie në koma. E ndjera kërkonte ushqimin plus që vinte nga shtëpia dhe këtë ja sillte vetëm Tirja dhe këtë ia çonte mbesa sepse i thoshte të gjithë personelit se e kam teze. Po, ka qëndruar pa ushqimin që i sillte Tirja. Këtë e thotë gruaja që ishte shtatzënë në të njëjtën dhomë me të,” tha Kapisyzi

Back to top button
LAJMET E FUNDIT