Kur do vijnë vaksinat e radhës? Rama: Kemi siguruar 1.6 milionë doza, jemi në negociata…

Edhe pse në Shqipëri deri në këto momente kanë mbërritur vetëm rreth 2 mijë doza vaksinash, 1 mijë dhuratë nga një vend sekret i BE dhe 1 mijë nga Pfizer, kryeministri Edi Rama deklaroi se qeveria ka siguaruar 1.6 milionë doza.

Gjithsesi, kreu i qeverisë nuk dha një datës e kur do të mbërrijnë këto vaksina.

“Në 2013 kishte zero vaksina për gripin. Ne kemi mundësuar vaksinën e gripit falas për më shumë se 300 mijë qytetarë. Kemi siguruar vaksinën dhe kemi nisur fushatën e vaksinimit duke u ndeshur dhe ne me një vonesë për shkak të presionit të kërkesës globale mbi Pfizer. Sidoqoftë kemi siguruar deri tani 1.6 milionë doza për 800 mijë qytetarë përmes Pfizer dhe mekanizmit Covax. Jemi në negociata me të tjerë, qoftë me kompani apo shtete të tjera”, përfundoi Rama.

Kreu i qeverisë deklaroi gjatë një konference për mediat se janë 10 fishuar testet për COVID.

“Numri i testimeve është 10-fishuar në krahasim me muajin qershor. Kanë hyrë në qarkullim testet e shpejta, që janë kryer deri tani 80 mijë teste, kemi rritur epidemiologët në terren.”, tha Rama./ Gazeta SHQIP

Back to top button
LAJMET E FUNDIT