Haradinaj tregon skenarin: S’kishte shkëmbim, por kompensim për Serbinë për njohje, do t’i jepej pjesë nga Veriu i Kosovës dhe Trepça

Shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë ka qenë një nga temat më të diskutuara jo vetëm në këto dy vende fqinje, por dhe në Shqipëri.
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i ftuar sot në PolitikOn u shpreh se nuk kishte shkëmbim, por vetëm kompensim për Serbinë për njohje, ku do të jepej një pjesë nga Veriu i Kosovës dhe Trepça.
Ai tha se çështja e shkëmbimit ishte vetëm një mbulim.
Haradinaj: Nuk kishte shkëmbim, por vetëm kompensim për Serbinë për njohje, do të jepej një pjesë nga Veriu i Kosovës dhe Trepça. Çështja e shkëmbimit ishte vetëm një mbulim ku ne nuk do të merrnim gjë. Njohja do të ishte e paqartë, sepse kufijtë e Kosovës më 17 shkurt nuk do të ekzistonin më. Ishte një operacion shumë i rrezikshëm dhe ishte një llogari për interesa personale të politikës.