VIDEO/ Nuk mbante maskë, Kryemadhi përplaset me policinë

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi është përplasur me policinë në Elbasan.
Pas prezantimit të programit me një grup simpatizantësh, disa efektivë të policisë i janë afruar asaj duke i kujtuar se nuk lejohen grumbullimet më shumë se 10 veta në bazë të protokollit anticovid.
Kryemadhi, e cila nuk mbante maskë, ka zhvilluar një debat me ta, teksa i fton të vendosin gjobën, ndërsa paralajmëron përballje në gjykatë.
“Po nuk jemi 10 veta ne këtu, jemi 7 veta. Në kafe lejohet me pi kafe, pse nuk erdhët kur ishim live. Vendosni gjobën dhe merremi në gjykatë. Meruni me bandat, kriminelët dhe me ata që përplasin makinat. Mos u bëni ushtarë, as të Taulantit as të këlyshave të Taulantit. Vazhdoni vendosni gjobat.”, ka deklaruar Kryemadhi.
Vetëm një ditë më parë, kryeministri Edi Rama një ditë më parë reagoi ashpër ndaj mosrespektimit të masave anti COVID nga politikanët e të gjitha partive dhe paralajmëroi gjoba. /Gazeta SHQIP