‘Po vdesin edhe të rinjtë’/ Najada Çomo bën apelin e fortë: Na ndihmoni, situata në terapinë intensive është…

Shefja e Infektivit, Najada Çomo ka dhënë alarmin se në spitalet COVID po rritet dita ditës numri i pacientëve të rinj me simptoma të rënda, ku nuk kanë munguar as rastet e vdekjeve.

“Kemi një shtrim të numrit të rasteve në spitale. Është shtuar numri i moshave të reja, edhe me raste të humbjes së jetës. Situata në spitale është e përballueshme. Në terapinë intensive është shtuar numri i pacientëve të shtruar.

Fluksi është i përballueshëm, por stërmundimit të bluzave të bardha popullata mund t’I përgjigjet me mbajtjen e maskave.“, tha Najada Çomo. /Gazeta SHQIP

Back to top button
LAJMET E FUNDIT