Fenomeni Tire/ Brataj “shpërthen”: Pse vetëm ky fenomen të shëndetësia është? Dikur…

Kreu i Urgjencave Kombëtare, Skënder Brataj gjatë një interviste televizive është shprehur i habitur në lidhje reagimet e shumta me atë po cilësohet si fenomeni “Tire”, i ryshfetit të infermierëve të spitalit Shefqet Ndroqi.

“Sot lindi ky problem? Vetëm në shëndetësi është ky problem? Pse fshihemi pas gishtit, kur e dimë shumë mirë se një shkresë nuk e merrje dot pa paguar, një veprim, një koaludim. Është e turpshme ajo që ndodhi, nuk jam dakord me fenomenin. Unë kam thënë që ka edhe mjekë që përfitojnë përmes recetave të majme, që nuk kanë të drejtë t’ua japin pacientëve, se në radhë të parë i bën dëm, së dyti po abuzon. Mos të habitemi nga fenomeni, se është krijuar në këtë këto vite”, tha Brataj.

Gjithashtu ai u shpreh se dikur, duke nënkuptuar qeverisjene PD-së, nuk bëje dot asnjë veprim pa paguar, si shërbime në pasaporta, në ceritifkata, apo dhe në gjyqësor. “Ky janë sot ato gjyqtarë, e pra janë larguar nga sistemit nga procesi i vettingut, dikur nuk merrje dot një shkresë pa paguar”, theksoi Brataj në Neës 24, i cili theksoi se i dënonte këto aktet e ndodhura në spitalin Shefqet Ndroqi.

I pyetur nëse ka ndonjë që është infektuar, edhe pasi ka marrë dozën e dytë të vaksinës, Brataj u përgjigj se “Jo nuk ka në Shqipëri. Deri më tani nuk ka ndodhur, nuk kam dëgjuar as në vende të tjera”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT