Rusia sulmon Kosovën pas dëbimit të diplomates shqiptare në Moskë

Rusët nuk janë mjaftuar me dëbimin e diplomates shqiptare në Moskë. Por në propagandën e ushqyer nga Kremlini nëpërmjet portalit të tij Sputnik, po synon të sulmojw partitë shqiptare të Kosovës.
Në një analizë të Sputnik, e cila e ka shpërndarë jo vetëm në uebin e shkruar por edhe në televizion, sulmohen partitë shqiptare, që sipas tyre po kërkojnë “Shqipërinë e Madhe”.
Një emision në Sputnik sulmohen egërsisht partitë shqiptare në Kosovë, Mal të Zi e Maqedoni që po sjellin një atmosferë ofensive në rajon.
Goran Petronijeviç dhe Mina Zirojeviç kanë ngritur alarmin e një rreziku shqiptar në Ballkan, që mund të çojë në një problem të madh.
E gjithë kjo logjikë viktimizuese ruse, vjen fiks nga qëndrimi i qartë i Presidentit të SHBA-së, Joe Biden, i cili i ka kërkuar në mënyrë direkte presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, njohjen e shtetit të Kosovës./Gazeta Shqip