Fotot/ Lulin nuk e besojnë as familjarët e tij. Djali i xhaxhait të Bashës anëtarësohet në PS

Pas disa largimeve nga LSI, Partisë Socialiste tashmë po i bashkohen edhe nga radhët e demokratëve.
E në fakt është pikërisht djali i xhaxhait të kreu të PD-së, Lulizim Bashës, Altin Basha që është anëtarësuar në Partinë Socialiste.
Kjo u konfirmua nga deputeti socialist, Ervin Bushati, i cili publikoi dhe një foto, ku kushëriri i Bashës mban kartën e anëtarësimit në dorë.
Ndërkohë, nga kampi opozitar, deklarojnë se Altin Basha është djali i xhaxhait të babait të Bashës, pra kushëri i dytë i tij.
Altin Basha i përket njësisë bashkiake numër 8, e njohur më parë edhe si lagja e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.


