Profesori amerikan: Kosova ta vendosë ambasadën në Jeruzalem afër asaj amerikane

Profesori amerikan i shkencave politike, Alon Ben-Meir, ka folur edhe njëherë pas vendosjes së marrëdhënieve të plota diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit.
Ben-Meir ka thënë se do të ishte mirë që Kosova ta vendosë ambasadën në Jeruzalemin Perëndimor, afër Ambasadës Amerikane.
“Meqenëse të dyja, Izraeli dhe Kosova ranë dakord që normalizimi i marrëdhënieve midis 2 vendeve do të kërkonte që Kosova të krijonte ambasadë në Jeruzalem, besoj se qeveria duhet t’i përmbahet marrëveshjes; që tha se duhet të ishte në Jeruzalemin Perëndimor, ku ndodhet Ambasada Amerikane”, ka shkruar Ben-Meir në Twitter.