Kërkimi për rezerva nafte, banorët e Zagorisë përplasen me përfaqësuesit e Shell (VIDEO)
Ditën e djeshme kryeministri dha lajmin se kompania Shell do të bënte kërkime për naftë në zonën e Zagorisë. Por sot, në Sheper ku pritej të mbahej dëgjesa publike për projektin e studimit të nëntokës, ka pasur konflikte.Banorët kanë refuzuar dëgjesën dhe i kanë kërkuar kompanisë që të largohet nga Zagoria. Në pamjet e Top Channel, shihet se ka pasur edhe përplasje fizike mes tyre.Ndërkohë në Tiranë, në ambientet e Akademisë së Shkencave, është mbledhur Forumi për Trashëgiminë Kulturore, pasi mendojnë se zona ku do të kryhen kërkimet rrezikon objektet e trashëgimisë kulturore dhe natyrore. Të pranishëm kanë qenë ekspertë dhe figura të jetës publike si Neritan Ceka, Gjergj Bojaxhi, Mero Baze, Besnik Aliaj, Afrim Krasniqi etj.//ZgjohuShqiptar.info