Shqipëria shton kufizimet, Kosova heq orën policore në prag të zgjedhjeve: Studentët rikthehen në auditore

Ndërsa Shqipëria ka zgjeruar orën policore dhe ka kaluar gjimanzet në qytetet kryesore online, Kosova ka liruar masat, në prag edhe të zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Qeveria në detyrë e Kosovës ka marrë vendim që të hiqet ora policore dhe të lejohet kthimi i studentëve në universitete.

“Kryesorja është që hiqet ora policore në zonat e kuqe. Operatorët ekonomik punojnë deri në orën 22:00. Studentët i kthehen ligjeratave në fakultet, hiqet opsioni online”, ka deklaruar për ekspres zëdhënësja e Qeverisë së Kosovës, Antigona Baxhaku. /Gazeta SHQIP

Back to top button
LAJMET E FUNDIT