Paralajmëroi se mbrëmjen e sotme do të trazojë politikën shqiptare, ambasadorja Yuri Kim zhvillon takimin e rëndësishëm në Durrës: Prioritet do të jetë demokracia! (FOTO)

Paralajmëroi se mbrëmjen e sotme do të trazojë politikën shqiptare, ambasadorja Yuri Kim zhvillon takimin e rëndësishëm në Durrës: Prioritet do të jetë demokracia! (FOTO)
Ambasadorja Yuri Kim zhvilloi sot një takim në Durrës me drejtorin e Përgjithshëm të Doganave, Genti Gazheli.
Ky i fundit e informoi Ambasadoren mbi rëndësinë e lehtësimit të biznesit të ligjshëm, mbi kontrollin e lëvizjes së mallrave dhe sigurimin e përgjegjësisë që ka ky institucion.
Ambasadorja Kim theksoi se Reforma ne Drejtësi është shumë e rëndësishme edhe për biznesin, si dhe vlerësoi rritjen e potencialit të investimeve nga SHBA në Shqipëri. “Prioritet do te jetë demokracia, biznesi dhe mbrojtja”, tha ambasadorja amerikane.
Dogana Shqiptare deklaron se mbetet e angazhuar në respektimin e të gjitha standardeve ndërkombëtare në shërbim të qytetarëve dhe bizneseve.