Rama publikon videon e VAKSINIMIT, por Vasili kapet pas detajit: Çfarë kryeministër mashtrues! (VIDEO)

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka publikuar një video në rrjetet sociale të kryeministrit Edi Rama.

Video është postuar fillimisht nga Rama në Instagram, por mesa duket Vasili ka kapur një detaj të rëndësishëm.

Infermieri që po i bën një vaksinë, në fakt nuk e shtyp shiringën, që sipas Vasilit do të thotë se vaksinimi ishte një mashtrim.

Vasili shkruan se kryeministri po reklamon mashtrimin ndaj të sëmurëve me Covid-19.

Postimi i plotë:

Fakt Trondites.Çfare kryeminister mashtrues!(VIDEO).

Edi Rama promovon e reklamon mashtrimin ndaj te semureve me COVID.

Hedh ne Istagramin e tij VIDEO ku tregohet se si infermierja ben sikur injekton me shiringe.

Por siç e shihni kalon gishtin persiper duke mos ja kryer injeksionin te semurit!

Skandaloze.

Kryeministri i ben sherbim mashyrimit te te semureve me COVID.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT