AstraZeneca jep lajmin e mirë: Në vjeshtë gati vaksina për variantet e reja të COVID

AstraZeneca është në rrugën e duhur për të krijuar një vaksinë të re përforcuese, që do të jetë kundër varianteve të reja të koronavriusit, tha kompania sot.

Sipas tyre kjo vaksinë do të jetë e mundshme në vjeshtë dhe do të synojë pikërisht variantet e mutuara të COVID.

Vaksina e kompanisë, e zhvilluar nga AstraZeneca dhe që po shpërndahet masivisht në Britani, synon variantin e parë të koronavirusit.

Provat e deritanishme tregojnë se vaksina parandalon simptomat e rënda të koronavriusit, por nuk parandalon infektimin me virusin.

Kompania tha se vaksina do të jetë gati për gjashtë muaj, duke shtuar se në pranverë pritet të fillojnë provat njerëzore.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT