Moti i keq/ IGJEUM jep alarmin për nesër: Do të zgjerohen zonat e përmbytura, ja kur do të përmirësohet situata

Moti i keq me reshje të dendura shiu ka sjellë një situatë problematike me përmbytjet në vend.
Më e rëndë situata duket në Shkodër, ndërsa me një shënim në facebook, Instituti i Gjeoshkencës bën me dije se ditën e nesërme pritet zgjerim i zonave të përmbytura, në zonën e NënShkodrës edhe zonave afër Liqenit të Shkodrës.
Në lumenjtë e tjerë në gjithë territorin, pritet gjithashtu rritje e prurjeve.
Sipas IGJEUM, prurjet do të fillojnë të ulen ndjeshëm në datën 14 shkurt dhe përgjatë ditëve në vazhdim.
Njoftimi:
Sipas llogaritjeve të IGJEUM, sot dt.11 dhe nesër dt.12 Shkurt 2021 pritet të jetë i lartë rreziku i përmbytjeve në basenet e lumenjëve, Drin dhe Buna.
Si pasojë e rënies së reshjeve shumë intensive dhe shkrirjes së dëborës në alpet shqiptare dhe në Malin e Zi, pritet zgjerim i zonave të përmbytura, në zonën e NënShkodrës edhe zonave afër Liqenit të Shkodrës.
Prurjet maksimale parashikohen të arrihen sot deri në mesditën e ditës së nesërme dt.12 Shkurt 2021 dhe do të vazhdojnë të jenë të qëndrueshme përgjatë dt.13 Shkurt 2021.
Prurjet do të fillojnë të ulen ndjeshëm në dt.14 Shkurt 2021dhe përgjatë ditëve në vazhdim. Në lumenjtë e tjerë në gjithë territorin, pritet gjithashtu rritje e prurjeve. Ky informacion do të përditësohet nga IGJEUM sipas llogaritjeve më të fundit hidrologjike, dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e rrezikut të përmbytjeve.