Mjeku Arjan Mezini: Sanatoriumi drejt ezaurimit, ushqimi i të sëmurëve të përcaktohet nga mjeku nutricionist

Prej ditësh Ministria e Shëndetësisë ka raportuar shifra të larta të infeksioneve me koronavirus dhe pacientët që kanë humbur jetën.

Mjeku Arjan Mezini, foli në studion e ABC për situatën e pandemisë, riinfektimet duke u ndalur edhe tek procesi i vaksinave.

Gjatë intervistës, mjeku bëri apel që qytetarët të tregohen të kujdesshëm dhe të mos marrin mjekime të shumta pa u konsultuar. Gjithashtu ai theksoi se antibiotikët nuk parandalojnë virusin, por përkundrazi mund të sjellin edhe efekte negative.

“Këshilloj që në momentin që ka mungesë oksigjeni, pacientët të marrin trajtim spitalor. Kur kanë nevojë për pak oksigjen edhe mund ta konceptoj qëndrimin në shtëpi, por kur rritet kërkesa për oksigjen atëherë duhet të trajtohet në spital. Kjo sëmundje pikë kryesore ka mushkërinë, por edhe organet e tjera i prek”, u shpreh Mezini.

I pyetur në lidhje me arrestimet e fundit tek Sanatoriumi, Mezini u shpreh se kjo i ka prekur dhe ndikuar të gjithë pasi një veprim i 1-2 personave nuk përfaqëson të gjithë stafin e Sanatoriumit.

Mezini u ndal edhe tek ushqimi i të sëmurëve me koronavirus duke theksuar se kanë të njëjtin katering me Infektivin, i cili tani ka ndaluar futjen e ushqimeve nga familjarët për të sëmurët me koroavirus.

Mjeku pneukolog theksoi se të sëmurët ushqehen me të njëjtin ushqim pavarësisht sëmundjeve shoqëruese që kanë, gjë që s’duhet të ndodhë pasi duhet një mjek nutricionist që të përcaktojë ushqimin për kategoritë e pacientëve.

Ndër të tjera, Mezini theksoi se Sanatoriumi është drejt ezaurimit të tij sepse nga 220 vende që ka totalisht, gati 200 janë mbushur tashmë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT