Nisi orari policor/ Por shikoni çfarë ndodh në Tiranë pas orës 20:00 (VIDEO)

Sot ka nisur zgjatja e fashës së orarit policor në orën 20:00. Ky ishte vendimi që mori Komiteti Teknik i Ekspertëve dje duke kufizuar lëvizjen nga ora 20:00 – 06:00.
Megjithatë siç shihet në videon e siguruar nga Gazeta Shqip, pak minuta pas orës 20:00, lëvizja në Tiranë duket tepër e rënduar.
Në pamje shihen radhë të gjata trafiku në zonën e Myslym Shyrit.
Vendimi për zgjatjen e fashës së orarit u mor pas rritjes së ndjeshme të viktimave dhe numrit të infektuarve nga Covid.
Ditët e fundit kanë shënuar mbi 10 viktima çdo ditë si dhe më shumë se 1000 të infektuar.