Nano e bëri kryeministër 28 vjeç, por Meta nuk lë gjë pa i thënë: Është ordiner, rrinte kazinove dhe buzuqeve

Ilir Meta u zgjodh kryeministër i Shqipërisë në vitin 1999, kur ishte vetëm 28-vjeç, e kjo falë Fatos Nanos, e megjithatë ai nuk i ka kursyer ofendimet për këtë të fundit.
I ftuar mbrëmjen e sotme në “Çim Peka Live”, Presidenti Ilir Meta e quajti ish-kryeminsitrin Fatos Nano “një njeri ordiner”, që ka shkuar nëpër kazino dhe buzuqe, kur ndodhnin fatkeqësi kombëtare.
“Unë kurrë nuk kam dhënë shembullin e zyrtarit të lartë, i cili braktis institucionet kur ato sulmohen me armë dhe as nuk kam shkuar në kazino dhe buzuqe kur ndodhnin fatkeqësi kombëtare.
Si karakter ai mbetet një ordiner, por se çfarë e shtyu t’i bënte qokën e radhës kryeministrit, këtë unë nuk mund ta di.
I jam mirenjohës qe kur e kam patur shofer, nuk më ka aksidentuar”, tha Meta.