Fusha e “Air Albania”, ja si po përmiresohet tapeti për sfidën kundër Anglisë

Edhe pse janë shpenzuar milona euro për të pasur një fushë të standarteve europiane, në impiantin e ri të “Air Albania” tapeti i fushës ka qenë në një gjëndje skandaloze.
Stadiumi më modern në vend shfaqi që në fillim probleme me fushën, por tani duket se zgjidhja është gjendur.
Tapeti i “Air Albania” tani do kets llamba LED, sistem ventilimi dhe më vonë do shtohet edhe fije sintetike për ta fuqizuar fushën e lojës.
Zgjidhja përfundimtare për terrenin do të realizohet vetëm pas ndeshjes me Anglinë, takim që do luhet më 28 mars
Tapeti i ri pritet të vendoset në periudhën maj ose qershor, kur koha të jetë e përshtatshme dhe bari do të jetë i kombinuar, natyral dhe sintetik.