Mjeku kardiolog: Profesor Pipero paska shkuar në Itali për kurim?

Në media ka patur raportime se mjeku Pëllumb Pipero ka shkuar në Itali për kurim pas infektimit me COVID.
Për rastin ka reaguar edhe mjeku kardiolog Petrit Vargu. Teksa i uron shërim të shpejtë Piperos, Vargu ironizon kolegët e tij, ndoshta mes tyre edhe vetë Piperon, të cilët deri dje shpreheshin se Covid mund të trajtohej me vitamina dhe suplemente.null
Vargu u kërkon të gjithë atyre që të tregohen të kujdesshëm me atë që i thonë publikut, pasi pasojat e Covid kanë treguar se janë të panjohura dhe të pabesa. Kardiologu shton më tej se jo të gjithë e kanë mundësinë që të dërgohen jashtë vendit kur gjendja e tyre rëndohet, dhe thumbon se mesataret e fakultetit mund të fshihen, por jo protokollet e mjekimit.null
“Profesor Pipero paska shkuar ne Itali per kurim? Si ka mundesi? Kjo semundje kalon vetem me disa vitamina, paracetamol dhe suplemente, kuisnin disa mjeke te orientuar siç duhej, qe mjekimi i kesaj semundjeje te mos rendonte rimbursimin e sigurimeve shendetesore.
Mos disinformoni popullin! Kjo eshte eshte nje semundje e panjohur dhe e pabese. Jo te gjithe i kane mundesite te kurohen jashte, kur gjendja rendohet. Mesataret e fakultetit mund te fshihen, por protokollet e mjekimit jo. Piperos i uroj sherim te shpejte!”, shkruan Vargu.