Rama publikon videon nga kantieri i spitalit të Fierit, nuk do ta besoni sa kanë përparuar punimet

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video të filmuar me dron nga kantieri i ndërtimit të spitalit rajonal në Fier, ndërtimi it ë cilit financohet nga Turqia.

Premtimi i presidentit turk Erdogan ishte që ky spital do të ndërtohet brenda 3 muajve, dhe në fakt nga pamjet shihet se punimet kanë përparuar shumë, kur kanë kaluar 30 ditë nga nisja e punës.

Në këtë kantier punohet me 3 turne, duke e bërë edhe më të lehtë përfundimin në afatet e caktuara.

Ky spital pritet të ketë 150 dhoma dhe do të shërbejë për të pritur pacientë nga i gjithë jugu, të cilët tashmë trajtimin e specializuar do ta marrin jo vetëm në kryeqytet, por edhe në Fier.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT