Balla: Ja si PD nuk do të jetësohet vota e emigrantëve dhe votimi elektronik në Tiranë
Numri dy i PS-së Taulant Balla ka akuzuar PD-në dhe LSI-së se po pengojnë implementimet për të realizuar votën e emigrantëve shqiptare.
Pas takimit në selinë e Kuvendit me një senator amerikan, Leonidas P. Raptakis, që ka vizituar Shqipërinë, Balla tha se “nuk e kam kuptuar asnjëherë përse PD e LSI nuk dëshiron të realizohet vota e emigrantëve në vend.
Ndërkaq, Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, ka kritikuar PD-në që nuk po lejon që numërimi dhe identifikimi elektronik të vendoset si projekt pilot për qarkun e Tiranës.
Duke ju rikthyer marrëdhënieve me SHBA-në, Balla tha se janë në nivelin më të lartë të mundshëm, pasi i këtyre marrëdhënieve i është shtuar edhe elementi i marrëdhënieve ekonomike, çka pasqyrohet në investimet për hidrocentralin e Skavicës. /Gazeta Shqip