Shkup/ Një shqiptare zgjidhet në postin e kreut të Gjykatës Supreme

Maqedonia e Veriut ka zgjedhur sërish një shqiptare në postin më të lartë të gjyqësorit. Besa Ademi është kryetarja e re e Gjykatës Supreme të vendit fqinj. Ajo u zgjodh në Këshillin Gjyqësor me 20 vota pro dhe një kundër.

Përveç Ademit për pozitën e kreut të Supremes garuan edhe gjykatësit Xhemali Saiti dhe Lidija Nedellkova. Deri tani Gjykatën Supreme të Maqedonisë drejtonte si i komanduar gjykatësi Faik Arsllani i cili trashëgoi Jovo Vangellovskin i cili u shkarkua për shkak veprimit joprofesional.

Përveç Gjykatës Supreme, shqiptarët drejtojnë edhe Gjykatën Kushtetuese, Kuvendin e Maqedonisë së Veriut dhe gjysmën e qeverisë.

Megjithatë opozita shqiptare në vend, akuzon BDI-në se këto poste janë thjesht fasadë, pasi realisht shqiptarët vijojnë të nënçmohen e diskriminiohen./Gazeta Shqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT