E paprecedentë, 16 vrasje dhe “vetëvrasje” shqiptarësh në 1 vit në Greqi, për Katsifasin po bëhet “nami”
Ndërkohë, organizata nacionaliste greke e “Epirit të Veriut” ka paralajmëruar se në tubimin e sotëm që do të zhvillohet në orën 12:30, do të shpaloset dhe një flamur i Kostandin Katsifas, pasi sipas tyre ai do të ishte aty me to duke protestuar për të drejtat kombëtare. Minoritari grek Kostandin Katsifas, u vra nga Forcat e RENEA, pasi ky i fundit hapi zjarr ndaj policisë shqiptare në fshatin Bularat. Kacifas ishte pjesë e forumit Rinia e Vorio-Epirit, një organizatë ekstremiste që propagandon pavarësinë e “Epirit të Veriut” nga Shqipëria.
Jeta mbi të gjitha është dhe mbetet gjeja më e çmuar në këtë botë.
Shkruan Shpëtim Zinxhiria
Çpo ndodh në Greqi?! Viti 2018 lë pas 16 shqiptar të vdekur në burgje apo të vrarë me armë zjarri në vendin fqinjë, por pyetja shtrohet edhe sa të tjerë duhet të vriten që ky vend të fillojë hetimet lidhur me këto vrasje, duke lënë mënjëanë për momentin vrasjet e tjera. Në këto vrasje 10 janë kryer me armë zjarri në rrethanat nga më të ndryshme, ndërsa pjesa tjetër e rasteve janë vdekjet në burgje dhe ne rrugë. Mosha e viktimave është nga 18 – 63 vjeç me nje moshë mesatare rreth 34.5 vjeç.
Këto vrasje nxorrën në dritë se rolin e ministrise se Diaspores, ambasades sone ne Greqi, organizmave ne mbrojtje te drejtave te njeriut por ne përgjithesi te shtetit shqiptar,që deri me sot nuk ka luajtur rolin e tij që i takon, duke e kthyer kurizin Kushtetutës se Republikës së Shqipërisë.
8/03/2018 Një shqiptar është vrarë në zonën Artemida në rajonin e Atikës. Sipas raportimeve të mediave greke, 36-vjeçar shqiptar është qëlluar me 5 plumba. Ende nuk është bërë publikimi nga policia greke të identiteti të shqiptarit të vrarë.
27/04/2018 vritet me thike në lagjen “Exarchia” në Athinë nje 23-vjeçar
6/06/2018 Vritet me armë 13-vjeçarja. Personi që qëlloi me armë 13-vjeçaren është identifikuar nga autoritetet greke dhe është shpallur në kërkim. Ai është një 34-vjeçar, i cili ishte së bashku me 40-vjeçarin shqiptar kur ndodhi ngjarja. Sipas mediave greke, autori është një kasap dhe u përfshi në konflikt me disa romë në kampin e këtyre të fundit. Pas konfliktit, ai u largua dhe u rikthye i armatosur së bashku me 40-vjeçarin shqiptar. 34-vjeçari nisi të qëllonte me çifte në kampin e romëve dhe plumbat zunë 13-vjeçaren
15/07/ 2018 Një shqiptar, 32 vjeç është gjetur i vdekur në Greqi. Mediat greke shkruajnë se shqiptari është gjetur i pajetë në anën e rrugës për në Trikala. Sipas të dhënave të siguruara nga mediat greke, shqiptari ishte liruar nga burgu në datën 12 korrik dhe që prej asaj dite ishte parë në disa zona të ndryshme të Trikalës.
13/07/2018 Kufoma e një 22-vjeçari shqiptar u gjet nga banorë të zonës mëngjesin e sotëm në zonën Koum Kapi në Chania, nën Villa Koundourou.
16/08/2018 Vritet me armë zjarri pranë pallatit nr.5 rruga Parnithas, 36-vjecari ne oren 1 te mengjesit, ne kryqezimin e rruges Makri dhe Parnithas në Ano Kipseli në Athinë. Policia thekson se viktima nuk ka lidhje me krimin.
22/11/2018 Altin Mulla vritet në kufi pranë Pogonit nga policia greke. Së bashku me disa persona të tjerë, Mulla kishte kaluar ilegalisht nga kufiri i gjelbër për të trafikuar lëndë narkotike. Ata u diktuan nga policia greke që patrullonte kufirin dhe nisën të qëllonin me armë. Nga shkëmbimi i zjarrit, Altin Mulla mbeti i vdekur, kurse shqiptarët e tjerë u arratisën.
24/11/ 2018 Një 38-vjeçar shqiptar humbi jetën në aksident në hyrje të qytetit Malesina. Ai ishte duke udhëtuar i vetëm në makinë kur humbi kontrollin e mjetit dhe doli nga rruga duke përfunduar në oborrin e një shtëpie. Shqiptari banonte prej vitesh në Greqi dhe njihej si njeri i respektuar nga banorët e zonës.
25/11/2018 Një i burgosur shqiptar në burgun e Trikallas u gjet i pajetë në qeli. Një natë më parë, gjendja shëndetësore e 35-vjeçarit ishte normale kur kishte shkuar për të fjetur. Ai u gjet i vdekur nga gardianët, ndërsa shkaqet janë ende mister.
29/11/2018 Një 40-vjeçar shqiptar u përplas për vdekje nga një makinë në Selanik. Viktima po kalonte rrugën kur u godit nga një automjet i drejtuar nga një 20-vjeçar. Për shkak të plagëve, 40-vjeçari shqiptar humbi jetën menjëherë.
26/04/2018 Një 23-vjeçar shqiptar është ekzekutuar gjatë orëve të natës së të mërkurës në sheshin e lagjes “Exarchia” në Athinë. Sipas policisë, viktima është Mihal Kapurani nga Korça. Burime policore thanë se viktima u sulmua nga agresorët në sheshin e lagjes, pas një konflikti që pati mes tij dhe 3 bashkëkombasve të tij për shkaqe ende të panjohura.
23/11/2018. Vritet shqiptari në Janinë, policia greke tregon versionin e saj, përmes një deklarate zyrtare, ka dhënë informacion për vrasjen. pas një informacioni të marrë në rruge operative për trafik të lendeve narkotike përmes kufirit greko-shqiptar në zonën e Pogonit, Janine, efektive të seksionit të luftës kundër drogës të Janinës, duke lëvizur me këmbë në zonën e Visani, Pogon, janë qëlluar me armë zjarri Kallashnikov. Efektivet e policisë greke iu përgjigjen të shtënave dhe si pasoje e shkëmbimit të zjarrit mbeti i vdekur një shtetas shqiptar 39 vjeç si dhe u plagos një efektiv policie
26/11/2018 Një 63-vjeçar shqiptar u gjet i vdekur në një kanal në anë të rrugës në Korfuz. Nga hetimet paraprake, rezultoi se 63-vjeçari ishte qëlluar me çifte nga një distancë e afërt nga persona të panjohur. Më pas trupi i tij ishte hedhur në anë të rrugës. Shqiptari ishte person i njohur në atë zonë pasi banonte prej vitesh. Fqinjët i thanë policisë se ai nuk kishte probleme me persona të tjerë.
5/12/2018. Një 18-vjeçari Enriko Buzani është vrarë me armë zjarri në Greqi. Ngjarja ndodhi gjatë natës në Kavalla. Sipas mediave greke, i riu mbante në dorë një kartëmonedhë 50 euro.
13/12/2018 Një 44-vjecar shqiptar është ekzekutuar në një lokal në sheshin Omonia në Greqi. Shqiptari ishte brenda në lokal kur u qëllua me breshëri plumbash, ndërkohë që ngjarja ndodhi në orët e vona të mbrëmjes së djeshme. Mediat greke shkruajnë se shqiptari ka marrë një plumb në kokë dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
27/12/2018 I riu nga Vlora rreth moshës 33 vjeç Gezim Shekaj , kishte përfunduar dënimin e tij dhe para 20 ditësh kishte hedhur firmën për të dalë nga burgu. Por, detaje tronditëse rrëfen një i afërm, i cili thotë se përgjatë këtyre 20 ditëve, Gëzimi është injektuar me 4 gjilpëra, me qëllim që ta çonin drejt vdekjes, ku kështu ndodhi. Ai u gjend i varur ne qeline e spitalit psikiatrik ne burgun Koridallo te Athines./ZgjohuShqiptar.info