“Ju gjetën në shtëpi paratë e dynjasë”/ Rama flet për mjekun e arrestuar: Ka pasur një denoncim që e ka përcjellë…

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me sekuestrimin e 250 mijë eurove dhe 16 mln lekëve të mjekut të QSUT-së, Edvin Prifti.
Rama tha se mjekut iu gjetën paratë e dynjasë, sakaq shtoi se sekuestrimi i shumës së parave është një lajm shumë i mirë.
Ndër të tjera, kreu i qeverisë, ka thënë se për mjekun ka pasur edhe një denoncim, që e ka përcjellë drejtori i spitalit në sistem.
“Bashkë me gjykatësen u arrestua një mjek, që iu gjetën në shtëpi paratë e dynjasë. Është një lajm shumë i mirë për sistemin, sepse kjo do të rrisë besimin e njerëzve që të denoncojnë. Në rastin e mjekut ka pasur një denoncim, që e ka përcjellë drejtori i spitalit në sistem. Dhe kështu gjërat fillojnë e vijnë hap pas hapi. Nuk ka shkop magjik”, deklaroi kryeministri.