Sa djathë prodhohet gjatë një viti në Shqipëri dhe renditja e saj në Europe

Shqipëria prodhon 14.700 tonë djathë në vit, thotë Eurostat në një publikim të fundit.

Kjo do të thotë se, vendi ynë është prodhuesi i tretë më i vogël në Europë, të paktën ndër vendet e marra në analizë nga agjencia europiane e statistikave.

Rreth 15 mijë tonelatat e djathit të prodhuar në vit, përkthehen në një prodhim vjetor për frymë në 5.1 kilogramë.

Kjo shifër duket të jetë e pamjaftueshme për të mbuluar konsumin mesatar të djathit, që në vendet kryesore të Europës fiksohet në mbi 15 kilogramë për frymë në vit.

E gjithë Europa vlerësohet se prodhon rreth 17.4 milionë tonelata djathë në vit. Shqipëria në këtë prodhim përfaqësohet me vetëm 0.08% të totalit, raporton “scan”.

Nga ky prodhim, më shumë se gjysma, rreth 8300 tonë janë djathë i butë, që në vendin tonë i referohet kryesisht djathit të bardhë, sa i përket origjinës shtazore të djathit, të dhënat e Eurostat tregojnë se, 10.9 mijë tonë nga 14.7 mijë, është djathë lope, ose ¾ e të gjithë prodhimit vjetor, 2.8 mijë djathë nga qumështi i deles, ose 19%, dhe vetëm 1.1 mijë, ose 7%, djathë nga qumështi i dhisë.

Të dhënat e Eurostat i referohen vitit 2017 dhe tregojnë se, në nivel europian, tre prodhuesit më të mëdhenj janë: Gjermania, Franca dhe Italia, me 2.2, 1.9 dhe 1.3 milionë tonë prodhim, respektivisht./ZgjohuShqiptar.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT