Meta akuza Ramës për çështjen e detit: Nuk ka bërë asgjë transparente, ja si duhet të zgjidhet

Presidenti Ilir Meta ditën e sotme ka vizituar qytetin e Sarandës në kuadër të mbështetjes për Aleancën për Dhurimin e Gjakut.

Në një deklaratë për mediat, ai ka folur edhe për çështjen e detit me Greqinë, ku ka akuzuar kryeministrin Rama se nuk ka bërë asgjë transparente.

Meta tha se pret që të ketë një zgjidhje të drejtë për të dyja vendet, ndërsa shtoi se të gjitha vendimet e tij kanë qenë komform Kushtetutës.

“Nuk kam asnjë arsye të veçantë pse të bëj komente të veçanta nga Saranda. Ka një vendim të posaçëm të Gjykatës Kushtetuese të kërkuar nga opozita asaj kohe dhe kryetari i opozitës që sot është edhe kryeministër, Edi Rama. Kam qenë për zgjidhjen e drejtë dhe të gjitha veprimet e mia kanë qenë komform kushtetutës, ndërkohë që për fat të keq nga ana e kryeministrit nuk ka pasur as transparencë apo një bashkëpunim të besueshëm siç e meriton kjo çështje e një rëndësie kaq të madhe. Duhet të zgjidhet në mënyrën më të drejtë për të dyja vendet dhe kësaj i shërben vetëm transparenca”, tha Meta.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT