VIDEO/ Shqipëria “vesh” mantelin e bardhë, nisin reshjet e para të dëborës edhe në kryeqytet, pas 3 vitesh Tirana nis “të zbardhet” sërish

Edhe Tirana nis të zbardhet nga bora mbrëmjen e kësaj të shtune.

Reshjet e borës kanë qenë prezente gjatë gjithë ditës së sotme thuajse në të gjithë territorin e Shqipërisë, ndërsa orët e vona të pasdites reshjet kanë filluar të zbardhin edhe rrugët e kryeqytetit.

Ndryshe nga qytetet e tjera të vendit, për Tiranën ky është një fenomen natyror i rrallë, dhe qytetarët e presin me entuziazëm. Mirëpo, përtej bukurisë së krijuar nga manteli i bardhë, në vend janë krijuar edhe probleme me qarkullimin në shumë rrugë.

Policia Rrugore dhe ARRSH-ja kanë shpërndarë edhe disa këshilla për shoferët duke u bërë me dije edhe zonat me rrezik prej borës e ngricave dhe të gjithë ata që do të qarkullojnë me makinë, duhet të mbajnë me vete zinxhirët dhe gomat e dëborës.

Nga ana tjetër, shkollat, ato që kishin mbetur të hapura nga pandemia e koronavirusit, do të mbyllen nga data 15-19 shkurt, ndërsa mësimi do të zhvillohet online.

Ndërkohë, raportohen se reshjet e dëborës do të vijojnë edhe gjatë natës në kryeqytet dhe në të gjithë territorin e Shqipërisë.

 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT