Basha i bllokuar rrugës për në Shkodër: Situata e rëndë, qeveria dështoi t’u vijë në ndihmë qytetarëve

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i bllokuar në rrugë gjatë udhëtimit të tij për në Shkodër, gjatë një lidhje direkte telefonike në News 24 tha se situatë në rrugë është e rëndë.

“Prej disa orësh jam i bllokuar në rrugë dhe situata paraqitet e vështirë. Situata zgjidhet duke marrë masat paraprake.
Reshjet e dëborës dhe ngricat priteshin prej ditësh dhe duhet të ishin marrë masat”, – tha Basha.

Sipas kreut të PD, gjatë rrugës për Lezhë dhe Shkodër nuk janë parë borëpastruese. “Ambulanca dhe automjete private të bllokuara rrugës, pa ndihmë. Qytetarët e bllokuar anembanë Shqipërisë, të braktisur. Qeveria ka dështuar turpshëm për t’ju qëndruar pranë banorëve”, – deklaroi Basha ndërsa gjendej i bllokuar rrugës për në Shkodër.

PYETJA: Si e mendoni zgjidhjen e situatës?

Normalisht duhet të marren masa paraprake. Dihej para 5 ditësh që e shtuna dhe e diela do sillte ëdbore. Ishte detyra e qeverisë por si në shumë fusha të tjera ka paguar për hedhjen e kripës, borëpastruese. Nuk kam parë asnjë veprim, as hedhje kripe as borëpastruese. Qindra automjete, shumë familjarë kanë mbetur të bllokuar. Duke përfshirë këtu edhe ambulancë para automjetit tim. Situatë shumë e rëndë, neglizhencë e madhe. Si në çdo fushë tjetër ka një braktisje totale e detyrës nga qeveria. Faturën e paguajnë njerëzit. Qindra qytetarë që kanë mbetur në këtë stuhi rugore, që duhet të mbaheshin të hapura. Me pastrimin e borës, që nuk duken gjëkunid. Qindra de mijëra familje që janë bllokuar, apo dhe ato që kanë pasur përmbytje si në Shkodër që tashmë i shtohen dhe ngricat.

Ky është dështim i përsëritur, Shkodra ka mbi 40 ditë nën ujë. Kam qenë pranë banorëve, për të kërkuar ndihmë, Shkodra vijon të jetë e braktisur. Po kaq e braktisur edhe Ultësira Perëndimore. Qeveria ëshë e dorëzuar. Ia ka dorëzuar Shqipërinë fatit. Dhe fati natyra këto ditë është treguar goxha e ashpër. S’kam ç’them. Qeveria kë dështuar në mënyrën më të turpshme, minimalja të mbante akset hapur. Do mjaftonte parapërgattije. Nuk është diçka e papritur, 5 ditë që e prisnim. Ato kompanitë koncesionare që lekët i marrin, e punën s’e bëjnë dhe tani këto automjete ku ndodhem dhe vetë. Shqipëria ka mbetur është e bllokuar, nuk ka metaforë më të dhimbshme. Ka vite që ka ngelur Shqipëria kështu, qytetarët të bëjnë çështë e mundur për të ndihmuar njëri-tjetrin. Kurse kërkesa që kam është që ata që kanë marrë paratë e shqiptarëve urgjentisht t’u vinë në ndihmë automjeteve të bllokuara dhe qeveria mos qëndrojë duarkryq e të fajësojë këdo veç vetes siç e ka zakon. Të paktën akset kryesore të zhbllokohen. Plotësisht përgjegjësia e tyre. Kur vjen puna për t’i puthur në kokë koncesionarët Ramën e keni ditë për ditë në televizor. Përgjegjësinë për këtë e ka qeveria.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT