Votojnë Hoti dhe Osmani, presidentja në detyrë mesazh të veçantë për gratë dhe vajzat

Pas Enver Hoxhajt, Ramush Haradinajt dhe Albin Kurtit kanë votuar edhe Vjosa Osmani dhe Avdullah Hoti.

Presidentja në detyrë tha se sot është një ditë e bardhë për Kosovën, ndërsa i ftoi në veçanti gratë dhe vajzat të dalin masivisht në votime.

“Sot është një ditë e bardhë për Kosovën, është një ditë kur të gjithë qytetarët tanë do ta përcaktojnë të ardhmen e tyre, do ta përcaktojnë fatin e vendit dhe individual. Është një ditë e ftohtë por ftoj të gjithë qytetarët të votojnë, ftesë e veçantë për të gjitha vajzat dhe gratë”, ka thënë ajo.

Edhe kandidati i LDK, Avdullah Hoti pasi ka votuar ka ftuar gjithë qytetarët me të drejtë vote që të dalin të votojnë në zgjedhjet parlamentare.

“Unë ftoj të gjithë qytetarët që kanë të drejtë vote që sot ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për te votuar, sot është dita e tyre ata sot thonë fjalën e tyre. Dëshiroj të falënderoj krejt stafin duke filluar nga zyrtarët e KQZ-së, vëzhguesit, komisionerët, monitoruesit ndërkombëtar dhe vendor për punën e tyre dhe pres të kemi një proces të rregullt zgjedhor në mënyrë që të mirëmbajmë standardet e organizimit të zgjedhjeve të rregullta sipas standardeve me të mira evropiane në zgjedhje të lira demokratike ku qytetarët lirshëm e thonë fjalën e tyre”, tha Hoti./ Gazeta SHQIP

Back to top button
LAJMET E FUNDIT