Mbyllen votimet/ Po numërohen votat, Daka: Votuan 46.9 përqind

Kryetarja e KQZ, Valdete Daka ka mbajtur një deklaratë për median mbi mbylljen e zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë. Sipas Dakës në zgjedhjet kanë votuar 46,9 për qind e votuesve.
Ajo shtoi se se në zgjedhjet e shkuara pati 44,18%, pjesëmarrje mbi 812 mijë votues. Daka falendëroi partitë politike për këtë proces.
776,835 persona kanë shfrytëzuar të drejtën e votës.Në Gjilan, Kaçanik, Fushë Kosovë, Obiliq, Podujevë, Prishtinë, Shtime, Ferizaj dhe Vushtrri dalja në votim është mbi 50%.Numri më i madh i personave që kanë dalë në votim janë regjistruar në komunat me shumicë serbe. Në Leposaviq 85,47%, Zubin Potok 81,58%, në Zveçan 81,47% dhe në Mitrovicën e Veriut 68,6%.
Komuna e Dragashit ka daljen më të vogël në votim nga të gjitha komunat e Kosovës. Vetëm 31,64% apo 11,823 qytetarë e kanë shfrytëzuar të drejtën e votës.Të drejtë vote në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit kishin 1.794.862 qytetarë.
Zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare janë mbajtur si rezultat i vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila ka urdhëruar mbajtjen e zgjedhjeve të reja pasi ka konsideruar se zgjedhja e Qeverisë së Avdullah Hotit ishte bërë me shkelje ligjore.