Zgjedhjet/ Me fishekzjarrë e flamurin shqiptar, mbështetësit e Vetëvendosjes nisin festën në Prishtinë e Pejë

Pas përfundimit të votimeve në Kosovë, mbështetës të Lëvizjes Vetëvendosja në Prishtinë e Pejë, kanë dalë duke festuar në rrugë.

Në fotot e publikuara, ata shihen duke festuar me fishekzjarrë, ndërsa mbajnë në duar flamurin shqiptar, kjo pas daljes së exit poll-eve, që e shpallin fituese Vetëvendosjen.

Nga Lëvizja Vetëvendosje, në Pejë është deklaruar se kanë shënuar fitore në këtë komunë me mbi 51 përqind.

Ndërkohë, sipas EXIT POLL-it të realizuar nga RTV Dukagjini dhe kompanisë UBO-Consulting, Lëvizja Vetëvendosja i fiton zgjedhjet me 47,9% të votave.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT