Sela uron Kurtin e Osmanin: Fitore e thellë, kjo fuqi politike mbart mbi vete peshën e përgjegjësisë

Kanë nisur urimet e para për fitoren e Vetëvendosjes në zgjedhje. Urimi i parë ka ardhur nga nga Maqedoni e Veriut nga Zijadin Sela.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Sela e cilëson një fitore të thellë të Vetëvendosjes për ndryshimin e kërkuar nga qytetarët.
“Fitorja e thellë e Vetëvendosjes dëshmoi forcën e sovranit për ta bërë ndryshimin, drejt mirëqenies së qytetarëve, zhvillimit ekonomik dhe funksionimit të shtetit ligjor. Me fitoren e Vetëvendosjes kthehet shpresa për ndryshim tek shqiptarët kudoqofshin ata! Kjo fuqi politike padyshim që bart mbi vete edhe peshën e përgjegjësisë për të ardhmen e Kosovës. Urime Albin Kurti, urime Vjosa R. Osmani! Gëzuar Shqiptar të Kosovës për përcaktimin dhe zgjedhjen e Juaj!”, shkruan Sela në Facebook, kryetari i Aleancës për Shqiptarët për Maqedoninë.