Deklaronte se koronavirusi s’ekziston, Alfred Cako infektohet me COVID, deputeti: Të presim të na shpjegosh çudinë…

Deputeti Andi Përmeti ka reaguar pas lajmit se konspiracionisti Alfred Cako është infektuar me COVID.
Me një shënim në facebook, Përmeti, i cili luftoi edhe vetë me COVID disa muaj më parë, ndërsa i uron Cakos shërim të shpejtë, ironizon jo pak me deklaratat e tij se koronavirusi nuk ekziston.
Ai i bën thirrje njerëzve që të mos besojnë “çdo broçkull që dëgjojnë”, por të mbrojnë veten dhe familjarët.
“T presim në TV sa me shpejt të na shpjegosh çudinë se si u infektove nga diçka që nuk ekziston”, i drejtohet Përmeti konspiracionistit.
Postimi:
Te shkuara Alfred Cako.
Sapo lexova lajmin qe Alfred Cako eshte infektuar me Covid. Alfred Cakon nuk e njoh personalisht dhe eshte i pari person qe po e uroj publikisht per sherim sa me te shpejte nga Covid. Jo se miq dhe te njohur te mi nuk jane infektuar me pare, por sepse lajmi qe Alfred Cako eshte infektuar duhet shperndare sa me shume, sigurisht bashke me urimin per sherim te shpejte.
Cdo jave ne media (dhe ndonjehere me shume), Alfred Cako deklaronte se virusi nuk ekzistonte, deklaronte se ishte nje shpikje mediatike per te detyruar me frike popullsine te vaksinohej, i bente thirrje Ministrise se Shendetesise qe ti mundesonte hyrjen pa maske dhe pa veshje mbrojtese te spitali infektiv per ti vertetuar te gjitheve qe virusi nuk infekton. Sot eshte vet i infektuar.
Une nuk besoj qe shqiptaret jane popull aq naiv sa te besojne cdo brockull qe degjojne mediatikisht por edhe per ndonje, tek tuk, qe mbase ka thene: dicka di Fredi, e ftoj te shoh dhe te lexoj sot mediat: Fredi eshte infektuar.
Miq, virusi ekziston, eshte i frikshem dhe vret. Mos degjoni brockullat e cdo deliranti me akses mediatik. Mbroni veten dhe familjaret.
Te shkuara Alfred Cako dhe te presim ne TV sa me shpejt te na shpjegosh cudine se si u infektove nga dicka qe nuk ekziston.