Nis festa me fishekzjarre në sheshe, VV shpall fitoren: Mos festoni për shkak të pandemisë

Vetëvendosja i ka cilësuar si referendum këto zgjedhje dhe duke paralajmëruar kështu dhe fitoren e thellë
“Festën e tyre, e festën tonë ta bëjmë pranë familjes, të mos festoni në rrugë për shkak të pandemisë dhe motit të ftohtë”, tha Albuena Haxhiu.
Më tej ajo theksoi se vëmendja është te numërimi i votave. “Mos festoni në sheshe, por në shtëpi pranë familjarë, qëllimi është të ruajmë shëndetin për shkak të pandemisë dhe kushteve atmosferike”, tha Haxhiu.
Para selisë së VV-së në Prishtinë, por edhe në qytete të tjera si në Ferizaj dhe Prizren ka nisur festimi i fitores së zgjedhjes.
“Presim një fitore shumë të thellë”, tha Haxhiu, ndërsa la pezull mundësinë e bashkëpunimit me AAK-në e Ramush Haradinajt. “Do të kemi një bashkëpunim shumë të mirë me opozitën”, tha zyrtarja e VV-së.