Rama publikon videon dhe ironizon kritikët: Apel për ndihmë nga PD për kripë, LSI për fall dhe Bushati për …

Kryeministri Rama ka publikuar në Instagram një video ku shihet autostrada A2 në Spanjë, e cila është e bllokuar nga reshjet e dendura të dëborës.
Rama duke marrë shkas edhe nga akuzat kundër tij ka ironizuar duke shkruar se PD po bën apel për të ndihmuar me kripë, ndërsa LSI po hedh “fall”.
Rama nuk ka lënë pa ironizuar edhe analistin Andi Bushati, i cili ditën e djeshme kritikoi qeverinë pasi mbeti i bllokuar në rrugë për shkak të dëborës.
“Autostrada A2 në Spanjë – Apel për ndihmë nga PD për kripë, LSI për fall, Andi Bushati për analizë”, shkruan Rama krah videos.