Numërohen rreth 600 mijë vota, VV-ja ruan diferencën e thellë, PDK e dyta, e treta LDK-ja

Jane 48.12 për qind e më shumë se 594 mijë votave të numëruara deri tani dhe shifrat flasin për Lëvizjen Vetëvendosje, sipas të dhënave të KQZ-së nga numërimi i më shumë se 70 për qind të votave.

Sipas rezultateve aktuale, PDK-ja ka 17.54 për qind të votave, ndërsa LDK-ja 13.35. AAK-ja është partia e katërt me 7.44 për qind. Nisma ngelet nën prag.

Ndersa Rrjeti Demokracia në Veprim ka publikuar rezultatet preliminare të zgjedhjeve të 14 shkurtit, të cilat rendisin Lëvizjen Vetëvendosje parti fituese me rreth 49 për qind të votave.

Ismet Kryeziu nga Demokracia në Veprim në një konferencë për media sonte ka bërë të ditura rezultatet preliminare të kësaj organizate për zgjedhjet në Kosovë.

“LVV- 48,95 për qind, e pasuar nga PDK- 16,93 për qind. Subjekti i tretë është LDK 13,34 për qind. Subjekti i katërt AAK 7,45 për qind. Lista Serbe 4,64 për qind. Subjekti i cili nuk e kalon pragun është Nisma me 2,5 për qind. Nuk janë të përfshira votat me kusht dhe votat nga diaspora”, ka thënë Kryeziu.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT