Rama uron fitoren e Vetëvendosjes: Vullneti i popullit të mishërojë një kapitull i ri për Kosovën e qeveri stabël

Kryeministri Edi Rama ka përshendetur fitoren e Vetëvendosjes së Albin Kurtit në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit.

Në një reagim në rrjetet sociale Rama ka qenë disi ekuilibruar në qëndrimin e tij.

“Përshëndetje të gjitha forcave politike në Kosovë dhe posaçërisht fituesve të qartë të zgjedhjeve,LVV, me urimin që vullneti i popullit të Kosovës të mishërohet në një kapitull të ri për Kosovën,me qeveri të qëndrueshme, dialog konstruktiv ndërpartiak, zhvillim ekonomik&social” shkruan Rama në rrjetet sociale.

Tashmë vetë kryeministri Rama ka bindjen se do të krijiohet edhe një kapitull i ri jo vetëm për Kosovën, por edhe në raport mes Tiranës dhe Prishtinës.

Kurti dhe Rama nuk i kanë pasur marrëdhëniet e mira ndërmjet tyre dhe kjo për faktin se Vetëvendosja ka kundërshtuar vendimet qeverisë në Tiranë. Lëvizja Vetëvendosja pritet të përfshihet edhe në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit në Shqipëëri, duke kandiduar me njerëzit e saj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT