“Ça m’rri me duar në xhepa ti mor?”/ Rama inspekton shtëpitë e reja në Sukth (VIDEO)

Kreu i qeverisë, Edi Rama, dhe ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj, ishin të pranishëm sot për inspektimin e punimeve për shtëpitë e reja të ndërtuara pas tërmetit në 2019.

Pasi hyri në disa shtëpi nuk munguan batutat e kreut të qeverisë me banorët.

“Tani bëni edhe një oborr të bukur dhe të rrini rehat, se jua ndamë me dy shtëpia që kur të ziheni, të shkoni menjëherë secili në shtëpinë e vet, kurse oborrin ta keni bashkë dhe të kënaqeni,” u tha Rama disa banorëve.

“Ja avash avash,” u përgjigj banori.

“Jo javash, javash, ç’është kjo javash javash, punët bëhen shpejt e shpejt, që të rrimë rehat pastaj,” tha Rama.

Ndërkohë kreu i qeverisë ngacmoi dhe një prej djemve të një familjeje ku hyri për të inspektuar shtëpinë.

“Po ti mor ç’më rri me duar në xhepa, apo rri se punët i bën baba,” tha Rama.

“Edhe pak ditë dhe 43 shtëpi do të hapin dyert për familjet e prekura nga tërmeti, disa prej të cilave fitojnë edhe shtëpi plus sipas kurorëve të mbledhura në shtëpinë e mëparshme,” shkruan ai në Facebook.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT