Murrizi ironi me arrestimet: Pas kapjes së Tires, mjeku Edvini suksesi i madh, po pse ai Pipero i juaj…

Deputeti Myslim Murrizi ka ironizuar arrestimet e fundit të mjekut Edvin Prifti  dhe të gjyqtares Enkelejda Hoxha, duke u shprehur se “tashmë u kap peshku i madh dhe se u hapën dyert e BE-së”.

“Arrestimi bombastik i gjyqtares dhe më pas një mjeku, desha të them se shqipëria është një hap drejt BE-së. I pari ishte grupi i Tires, i dyti ishte i Enkelejdës dhe i treti grupi i Edvinit. Ky është sukses i madh i drejtësisë, amalgamë të bërë në mënyrë të qëllimshme nga ju dhe sivëllezërit tuaj momentin që realizuat organet vettingut që sot sillen si rregullator.

Unë jam kundër abuzimeve, por që t’ju sheshësh shqiptarëve si sukses të madh dhe kapjen e peshqve të mëdhenj, rastet sporadike të këtij lloji unë si banor i kësaj salle ndjehem me turp. Peshqit e madhej prej 30 vitesh kanë qenë në këtë sallë, këtu fillon mbas meje lubrifikimi i parave të shqiptarë që ngrohin xhepat e banorëve të kësaj salle. Këtu pas meje janë shpërndarë 42 miliardë euro nga paratë e shqiptarëve”, u shpreh Murrizi.

Sa i përket arrestimit të mjekëve, Murrizi duke i dënuar këto akte dhe shtoi se nuk ka mjekë që nuk ka një klinikë private.

“Po mirë ky Edvini qenka e keqja më e madhe e gjithë mjekësisë shqiptare? Nuk ju pyes ju, sepse ju e dinë, pyes shqiptarët. Në 30 vite të gjejnë një mjek që halli i këtyre viteve i ka çuar te mjekët dhe nuk i kanë dhënë një peshqesh të vogël një herë që nuk kanë pasur nevojë. Në 30 vite më gjeni një klinikë në Tiranë e jashtë saj që nuk është pronë e mjekëve shqiptarë.

Po pse më ky Pipero i famshëm i juaj që ka bërë rezidencën e famshme pas TEG-ut dhe që e certifikuat se vetëm te certifikata e Piperos mund të kalojë në Mal të Zi për testin e Covid a nuk është mjek. Ky Boboçi që ka klinikën a nuk është shërbimi. Pse Petrela, Kosova e Glozheni ça janë? Edhe në kohë të Enverit çohej një shishe verë, një pul deti, një shishe raki. Mos dërdëllisni para shqiptarëve”, deklaroi Murrizi.

Ai shtoi se qeveria ka hartuar një ligj që shefat e shërbimeve të spitaleve nuk duhet të punojnë në privatë apo të kenë klinikë private, por që nuk zbatohet.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT