Politika nuk zë mend, kreu i FRPD shkel ‘me të dyja këmbët’ masat anti-Covid, mbi 40 veta në ambient të mbyllur (FOTO)

Partitë politike mesa duket nuk duan t’ja dinë për ligjet dhe rregullat e vendosura nga ekspertët e shëndetësisë, për parandalimin e përhapjes së Covid-19.
Dje kreu i FRPD-së, Belind Këlliçi ka mbledhur mbi 40 qytetarë në një ambient të mbyllur, teksa fotot i ka publikuar sot në rrjete sociale.
Ai ishte me disa të rinj në degën nr.6 në Kombinat, por siç duket edhe në fotot e publikuara nga vetë ai në facebook, vihet re që numri i personave është mbi 10 dhe shumë prej tyre nuk mbajnë maskë.
Më herët është gjobitur me 50 milionë lekë të vjetra Endrit Braimllari io LSI-së dhe ministri Blendi Klosi.