Çupi dhe Yzeiri: PD nuk e drejton Basha, por formalisht po e drejton…

Dy analistët Frrok Çupi dhe Ilir Yzeri duke komentuar standardet e zgjedhjeve në Kosovë, deklaruan se në Shqipëri mungon kultura e dorëheqjes së politikanë që nuk e pranojnë humbjen dhe se në kanë qenë të tilla kanë qenë formale.

Dy analistët e lidhën me faktin e zhvillimeve brenda PD-së, pasi sipas tyre, pavarësisht se Basha është kryetar i kësaj partie, Berisha është ai që dikton lëvizjen dhe vendimet nw partinw mw tw madhe tw opozitws.

“Kombi shqiptar ndjehet i turpëruar se politikanët nuk kanë dhënë dorëheqjen, problemi i infeksionit në Shqipëri është se politikanët nuk janë dorëheqje. PD në Shqipëri e drejton Berisha pavarësisht se ka dhënë dorëheqjen formalisht.Nuk është konspirative por është e vërtetë”, u shpreh Çupi.

Në mbështetje të tezës së tij ishte edhe analisti Yzeiri që sipas tij, ishte ish-kryeministri Berisha që shpalli vendimin për bojkotonin e PD-së, daljen nga Parlamenti.

“Vendimi nuk e mori Lulzim Baha, por Sali Berisha, që me anë të një deklarata shpall atë të daljes nga Parlamenti, kërcënoi dhe e nxori jashtë Parlamentit. Nuk i takon një njeriu të marrë një vendim të tillë”, theksoi Yzeiri./ Gazeta Shqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT