Problemet me dritat, Rama nxjerr të dhënat: Në SHBA janë 3 milionë banorë pa energji elektrike, i llogarita vetë

Prej disa ditësh Shqipëria është përfshirë nga moti i keq me ngrica dhe reshje bore. Nga veriu në jug është raportuar për probleme me rrugët dhe mungesë të energjisë elektrike.

Kryeministri Edi Rama, iu përgjigj akuzave të opozitës dhe qytetarëve që ankohen për energjinë elektrike me një raport që shefi i qeverisë kishte marrë nga SHBA.

Rama u shpreh se 3 milion persona në SHBA janë aktualisht pa energji elektrike.

“Pashë një raport të familjeve pa drita në SHBA. Që gjendja e linjave në SHBA nuk ka krahasim me këtu. Ne këtu filluam të investojmë për herë të parë që nga historia e elektrifikimit. Nuk ishin të gjitha shtetet në atë raport që lexova unë. Mblodha shifrat dhe ishin gati tre milionë familjarë pa drita.”, tha Rama nga Rinasi, ku ka dalë bashkë me dy ministra për të pritur vaksinat e radhës nga Pfizer.

Rama foli edhe për bllokimin e rrugëve, ndërsa thumboi sërish analistin Andi Bushati.

“Sigurisht që në stuhitë e borës këto gjëra ndodhin, siç ndodh të bllokohen rrugët sepse nuk është shpikur mbulesa e plasmasit special, që mbron rrugën nga bora kur Andi Bushati kthehet nga skitë.”, tha Rama. /Gazeta SHQIP

Back to top button
LAJMET E FUNDIT