Pjesë e koalicionit qeverisës? Reagon Pacolli: Ja si është e vërteta

Kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli reagon pas lajmeve se partia e tij është ofruar për të qenë pjesë e koalicionit qeverisës.
Pacolli thotë se kjo është e pavërtetë, ndërsa shprehet se ai e ka pranuar tashmë rezultatin zgjedhor dhe pret që zgjedhjet të çertifikohen sa më parë për të mundësuar krijimin e institucioneve të reja.
Reagimi i Pacollit:
Lajmet që po qarkullojnë në media për gjoja ofrimin e AKR, për të qenë pjesë e koalicionit qeverisës janë të pavërteta.
AKR ka pranuar rezultatin zgjedhor dhe vlerëson se procesi duhet të përmbyllet shpejt (zgjedhjet te çertifikohen dhe të krijohën institucionet të reja nga ata që e kanë këtë përgjegjësi).
AKR do të qëndron ne opozitë që nga fillimi!