“E paskam futur unë në burg…”, Rama i përgjigjet mjekut që u kap me 250 mijë euro dhe 160 milionë lekë CASH

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i është përgjigjur mjekut Edvin Prifti pasi ky i fundit deklaroi se arrestimi i tij ishte lapsus ose urdhër.

Rama siguron Priftin, të cilin e konsideron ‘’mjek liberal të djathtë’’ duke theksuar se nuk ka dallim me të djathtë e të majtë, por respektohet profesioni.

Ai thotë se lajmi i mirë është që ka filluar funksionimi i institucioneve të drejtësisë së re, teksa kërkon ditë për ditë denoncime pasi kjo është shina e dyte derisa të kryhet reforma në shëndetësi për autonominë e spitaleve.

“Lajmi i mirë është që ka shenja shumë inkurajuese të funksionimit të institucioneve të drejtësisë së re, dhe këtu i referohem atij mjekut liberal të djathtë që e paskam futur unë në burg, siç u shpreh fatkeqësisht. Sikundër ai u shpreh fatkeqësisht, shumë fatkeqësisht. Dhe nga ana tjetër, lajmi i mirë është që denoncimet funksionojnë.

Unë do të isha i lumtur të shikoja denoncime dhe jo llafe që ndynë gjithë bluzat e bardha dhe që bëjnë pis mjekë dhe infermierë që janë heronj. Unë jam i bindur që Tirja dhe mjeku në fjalë, liberal i djathtë që ishte edhe shef pavioni, të mos ishin të vetmit, por të vazhdojnë të vihen përpara përgjegjësisë. Si ndodh kjo? Të vihet në të dyja shinat. Njëra që sistemi të vazhdojë të forcohet.

Turqia ka bërë një kapërcim epokal duke ndjekur të njëjtën rrugë që po ndjekim ne. Nuk mund të bëjë ndryshim epokal kur nuk ke spitale faktikisht. Duhet të ndërtohet infrastruktura, shërbimi dhe pastaj duhet të kalojmë në fazën tjetër. Dhe kjo bën që mjeku dhe infermieri në spitalin publik të jenë si në pronën e tyre.

Pagat i kemi rritur jo pak por nuk janë të mjaftueshme. Por, nga ana tjetër bën që edhe kontrolli mbi performancën e trupës të jetë më i fortë dhe fenomene të tilla të bien në mënyrë drastike.

Qytetarët duhet të bëjnë një zgjedhje të qartë që në vend të shkojnë pas Tires, kanë kontakt deri në nivelin më të lartë për të dhënë alarmin që nga unë, ministrja, drejtori i spitalit e deri tek mediat.”, tha Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT