“Mos më beni të flas”, shpërthen Rama: E rëndë për BE që Serbia dërgoi disa doza vaksine ndërsa BE s’ka çuar as 2 kuti

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një komunikim me gazetarët në aeroportin “Nënë Tereza” , u pyet lidhur me vaksinën kineze, Rama e përjashtoi marrjen e saj nga shteti ynë, por nuk e la përgjigjen me kaq.

Kreu i Qeverisë hodhi kritika të ashpra ndaj BE-së, ku tha se është e rëndë që Maqedonia u la në baltë dhe u detyrua të marrë vaksina në Kinë.

“Nuk kemi marrë vaksinat kineze, për disa arsye. Edhe strategji gjeopolitike mund të jetë. Por shikoni, edhe Kinza e ka të vështirë në shpërndarje, se ka shumë kërkesa nga vende të ndryshme, mos kujtoni se po presin ata hë kush do na i kërkojë.

Për mua ishte shumë e rëndë që Maqedonia e Veriut u detyrua t’i drejtohej Kinës për të marrë vaksinat kineze. U detyrua jo se dëshironte. Ishte e rëndë jo për Maqedoninë e Veriut kjo gjë, por për BE.

Është gjithashtu e rëndë për BE që Serbia të dërgojë në Maqedoni 4000 doza vaksine ndërsa BE nuk i çon dot 2 kuti. Mos më bëni të flas më aman ju lutem,” tha Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT