Kreshnik Spahiu: Albin Kurtit iu pastrua fusha, pa burgosjen e liderëve s’do ishte kjo fitore

Kreshnik Spahiu e cilëson Albin Kurtin si një fenomen dhe fitoren e tij si një votë të shqiptarëve të Kosovës kundër estabilishmentit.
Spahiu deklaroi në OPEN se zgjedhjet në SHBA dhe burgosja e Thaçit dhe Veselit e favorizoi Kurtin.
“Albin Kurti duhet konsideruar një fenomen jo një individ. Vota pro ka qenë anti establishment në Kosovë.
Kam një qasje tjetër, unë i njoh të gjithë liderët politikë të Kosovës dhe Albini bën një diferencë për formimin e tij intelektual në raport me nivelin mediokër duke e krahasuar me Isa Mustafën, i cili është një fosile e komunizmit.
Shqiptarët e Kosovësi thërriste një ndërgjegje e brendshme niseshin me makina, furgona për të votuar.
Fitorja e tij pati edhe rrethana të tjera politike. Nëse vinte një avion dhe arrestonte të gjithë liderët çfarë duhet të themi. Albin Kurtit iu pastrua fusha.
Haradinajn Haga e detyroi të largohej . Zgjedhjet e SHBA-së favorizuan Albin Kurtin. Hija e tij i largoi ata. Pa prangat nuk do të ishte kjo fitore. Në Kosovë vota nuk u vodh”, tha Spahiu.
Analisti Andi Bushati tha se nuk e priste një fitore kaq të thellë të Kurtit. Sipas tij, bashkimi i një vote pro me një votë proteste solli këto rezultate
“Nuk e prisja kaq te thellë, por u votua shumë sepse VV ka pasur një trend rritës në vite, nga 13% sot jemi pranë 50%. Dhe e dyta që është bashkuar vota e protestës së njerëzve. Bashkimi i një vote pro me një votë proteste solli këto rezultate”– tha Bushati. /Gazeta SHQIP