“Me shëndet doktor”/ Nis vaksinimi i mjekëve në Shkodër, dozën e parë e merr…

Ka nisur sot procesi i vaksinimit të mjekëve dhe infermierëve në spitalin rajonal të Shkodrës. I pranishëm gjatë vaksinimit ishte edhe kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.
I pari që mori vaksinën në ambientet e Pallatit të Sportit, ishte drejtori i spitalit, Ardian Dajti. Pas vaksinimit, Rama i tha: “Hajde më shëndet doktor”
Më vonë pritet që procesi i vaksinimit të nisë në Shtëpinë e të Moshuarve në qytetin e Shkodrës.