32-vjeçarja e ngacmonte dhe shantazhonte me telefonata, Çomo e kallëzon në Polici, nisin hetimet

Shefja e Infektivit, Najada Çomo, ka kallëzuar në polici në rast shqetësimi, pasi një 32-vjeçare nga Berati, e shqetësonte me telefonata.

Sipas “News24”, që prej 28 janarit, Çomo kishte marrë telefonata të shpeshta nga e reja për motive të dobëta. E reja e shantazhonte dhe i fliste me fjalë banale zonjës Çomo në telefonatat e vazhdueshme që i bënte.

Ndërkohë, çështja po trajtohet nga komisariati nr 4, i cili ka referuar materialet ne prokurori.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT